Ekonomiste
Pozicion i hapur
Përshkrimi
Kompania KLAR shpk distributori kryesore i Segafredo Zanetti është në kërkim të një ekonomiste.
Detyrat
- Rregjistrim fatura shitje dhe blerje për shpenzime dhe të ardhura.
- Rregjistrimi i veprimeve të magazinës, rakordim në lidhje me levizjet e materialeve.
- Kontrolli detajuar i shpenzimeve & të ardhurave mujore të realizuara.
- Rakordime me bankat, balancat e llogarive mujore, kontrolli saktësisë së regjistrimeve të transaksioneve bankare në kontabilitet.
- Ndjekja e detyrimeve të furnitorëve / nënkontraktorëve. Plotesimi i urdhërpagesave.
- Përgatitja e raporteve financiare në mënyrë periodike mujore, gjashtëmujore dhe 1 vjecare.
Kualifikimet
- Të ketë mbaruar fakultetin Ekonomik: Dega Financë, Kontabilitet.
- Të ketë eksperience pune si financiere minimalisht 2 vjet.
- Të njohë shumë mirë programin e Finances 5.0 & Paketen office.
- Saktesi dhe produktivitet, aftësi për të përmbushur afatet.
- Të bashkepunojë me stafin e departamentit për të gjitha detyrat.
- Te jetë etike në marëdhenie me kolegët.