Ne kemi qenë gjithmonë aktivë në fushën e sponsorizimeve sportive, duke besuar fuqimisht në vlerat pozitive dhe socializuese të sportit. Kjo është arsyeja pse ne jemi krenarë të iniciojmë një iniciativë që bashkon kampionët e disiplinave të ndryshme rreth një mesazhi të vetëm të shkëlqyeshëm: Segafredo Zanetti, krahas pasioneve tuaja.
Fushata hapet me Tabelën e Kampionëve me Ivan Basso I cili ka të shënuar “I zoti I shtëpisë Segafredo”. P Për t’u ulur në tryezë me të, shtatë kampionë të shkëlqyeshëm të disiplinave të ndryshme: Gigi Buffon për futbollin, Vincenzo Nibali, Giulio Ciccone dhe Letizia Paternoster për çiklizëm, Miriam Sylla për volejboll, Milos Teodosic dhe Elisabetta Tassinari për basketboll.
Pas video së parë me të gjithë sportistët së bashku, të tjera video do të na ndjekin në vazhdimësi, ku secili prej kampionëve do t’u tregojë fansave në një mënyrë të re, duke zbuluar çfarë emocione dhe ndjesish fshihen pas çdo debutimi të tyre sportive.
Më pas do të jetë koha për skuadrat, me katër video për katër skuadra: Torino Football, Imoco Volley, Virtus Segafredo dhe Trek Segafredo, me hapësirë paralelisht edhe me atletët e tjerë që përbëjnë skuadrat, në total më shumë se 70, të cilët do të furnizojnë Rrjetin me video, foto dhe postime.
Projekti përfshin një aktivizim ndër-platform, i cili fillon nga shtypi i përditshëm dhe periodik dhe përfshin platformat në internet dhe rrjetet sociale, duke alternuar markën me profilet ndividualë të sportistëve, për të rritur përvojën e botës “Segafredo Zanetti”.
Prandaj presim një pushtim të sportit dhe kafesë për vitin 2020: pas kampionëve të shkëlqyer ka përvoja të shkëlqyera, pas një filxhan kafeje Segafredo ka një përvojë të shkëlqyer. Dhe kjo është arsyeja pse vetëm Segafredo Zanetti mund ta tregojë këtë eksperiencë botës .